Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 100 shtetas shqiptarë, kryesisht punonjës sezonalë të sektorit të ndërtimit në Mal të Zi janë kthyer nga policia e kufirit dhe migracionit e shtetit fqinj.
Këto të fundit si çdo ditë i janë drejtuar këtë të enjte doganës, por policia malazeze u ka kërkuar të gjithëve përveç kontratës se punës edhe një shumë të hollash që varion nga 50 deri në 150 euro si garanci kalimi.
Të gjendur të papërgatitur ata kanë telefonuar të afërmit duke ju kërkuar që ti sillnin shumën e parave, si dhe kanë raportuar në doganën se cili ishte destinacioni i tyre i punës në këtë shtet, e më pas janë lejuar të kalojnë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kthehen-mbrapsht-100-shkodrane-shkonin-te-punonin-ne-mal-te-zi/