De Biasi: Dua të qëndroj, por vendos Federata

RTV KLAN 2017-07-04

Views 0

Në një intervistë të gjatë në emisionin "Opinion", të gazetarit Blendi Fevziu, trajneri i Kombëtares Gianni de Biasi ka folur për situatën aktuale të përfaqësueses, për marrëdhëniet e tij me futbollistët si dhe të ardhmen në këtë skuadër.

De Biasi: Unë kam dëshirë të qëndroj kur të tjerët kanë besim tek unë dhe mendojnë se mund ta çoj përpara ekipin. E kam fjalën për ata që kanë peshë tek federata, presidenti, etj.

I pyetur për mos grumbullimin e Ergys Kaçes italiani shpjegon se futbollisti nuk është aktiv në ndeshjet e klubit të tij.

De Biasi: Nuk ka luajtur asnjë minutë me klubin e tij Paokun e Selanikut. Kaçe është një lojtar me cilësi teknike të mira, por duhet që të rritet edhe njeriu e karakteri i tij, njëlloj si talenti që ka.

Duke vlerësuar cilësitë e tij, tekniku është shprehur i habitur përse nuk aktivizohet nga klubi Rennes, Ermir Lenjani ndërsa thotë që Xhaka u nxitua duke u larguar nga grumbullimi i kombëtares.

De Biasi: Në një e dhjetë të natës me erdhi një mesazh i tij por që unë e pashë të nesërmen në mëngjes. Kur u zgjova pashe dy mesazhet e tij por dhe një mesazh të tretë ku me shkruante që kishte prenotuar avionin për t?u kthyer ne Bazel, dhe që unë të hidhja në fushë për ndeshjen miqësore me Bosnjën, lojtare që nuk luajnë titullarë me skuadrat e tyre.

Trajneri thotë se ka edhe episode të tjera me Taulant Xhakën, të cilët kanë mbetur jashtë kamerave, por që ai preferon të mos flasë për to për të mbrojtur futbollistin Xhaka.

Gianni de Biasi ka treguar se atmosfera në skuadër është e trishtë për shkak të rezultateve që po mungojnë, por ai nuk heq dorë nga objektivi për të bërë një ndeshje të mirë me Izraelin dhe të marrë fitore nga Maqedonia dhe Lihtenshteini.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form