Ora News – Kultivimi i kanabisit, Qato: Do ndëshkohet efektiv që nuk kryen detyrën

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas miratimit nga qeveria të planit kombëtar antikanbis, Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qato, zhvilloi një takim në Durrës me përfaqësues të policisë së qarkut.
Qato paralajmëroi ndëshkime nëse aktorët e përfshirë në nismën antikanabis nuk do të kryejnë detyrën që u është caktuar.
Altin Qato: Forcimin e luftës e ndaj korrupsionit brenda rradhëve të policisë, intensifikimin dhe monitorimin ajror brenda të gjithë territorit të vendit, përqëndrimin e forcave dhe mjeteve policore në kontrollin më të plotë të territorit në funksion të identifikimit dhe parandalimit të kultivimit.
Drejtori i Policisë së qarkut Durrës, Perlat Çullhaj, pranoi se pikat më të nxehta për kultivimin e kanabisit mbeten Kruja dhe zona e Ishmit.
Ndërsa për Prokurorinë e Durrësit, problem mbetet trafiku përmes portit të Durrës.
Perlat Çullhaj: Kanë dalë në terren 118 grupe kontrolli duke kontrolluar absolutisht të gjitha serat, në pjesë të konsiderueshme magazinat, tunelet dhe ambjentet e tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kultivimi-i-kanabisit-qato-do-ndeshkohet-efektiv-qe-nuk-kryen-detyren/

Share This Video


Download

  
Report form