Ora News – Përplasje me LSI, këshilltarët socialistë braktisin mbledhjen

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Berat, këshilltarët e PS kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit bashkiak, në shenjë proteste ndaj kryebashkiakut Petrit Sinaj, nga radhët e LSI. Socialistët thonë se kreu i Bashkisë, po ushtron presion përmes heqjes së specialistëve të PS nga puna, ndërsa Bashkia nuk ofron më shërbime duke spostuar vëmendjen drejt fushatës zgjedhore.
12 këshilltarë të PS në Këshillin bashkiak të Beratit braktisën mbledhjen, pasi siç thonë, LSI po ushtron presion politike duke hequr njerëz nga puna.
Deklarata është bërë nga kryetarja e Partisë Socialiste në Berat, Valbona Zylyftari, e cila shtoi se për këto shqetësime kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Sinaj, por nuk janë pritur nga ai.
?Ne denoncojmë fort presionin e madh që po bëhet nga ana e LSI-së për të krijuar një klimë të keqe e jo bashkëpunuese në këtë fillim fushate. Nuk janë respektuar nivelet e drejtimit dhe përfaqësimit ndaj PS-së. Jemi të shqetësuar për largimet nga puna të specialistëve në shkelje flagrante të ligjit të paargmentuara dhe vetëm me një qëllim atë politik?.
Zylyftari përmendi gjithashtu dhe largimin e vëmendjes nga detyrat parësore të Bashkisë, siç janë shërbimet, për shkak të fushatës zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perplasje-me-lsi-keshilltaret-socialiste-braktisin-mbledhjen/

Share This Video


Download

  
Report form