Report TV - Gruaja invalide apelon për ndihmë familja jeton me 5 mijë lekët e kempit

Report TV 2017-07-04

Views 112

Familja Samurri në Elbasan jeton në kushte të mjerueshme. 32-vjeçarja, Fatmira Samurri ka pësuar një fatkeqësi qysh në moshë të mitur duke djegur në gradën e tretë këmbën, që edhe pas 10 ndërhyrjeve kirurgjikale nuk ka arritur të kthehet në normalitet.

32-vjeçarja ka krijuar familje dhe ka një vajzë 3 vjeç. Vështirësitë me të cilat përballet ajo dhe familja e saj, janë të mëdha.

Jetojnë në një shtëpi me qira pa asnjë kusht minimal për jetesë, duke paguar 5 mijë lekë, ndërkohë kempi që merr Fatmira është 10 mijë lekë.

Share This Video


Download

  
Report form