Report TV - Erjon Braçe: Blushi nuk lexon, i bie qylit

Report TV 2017-07-04

Views 0

TIRANE- Në mungesë të PD në Kuvend si pasojë e bojkotit pas protestës që ka nisur prej 41 ditësh, opozita e vetme në sallë edhe në seancën e sotme plenare ka qenë Ben Blushi.

Nga foltorja e Kuvendit, Deputeti Ben Blushi ka akuzuar se amnistia fiskale është një ?bakshish? që qeveria po u jep rreth 200 kompanive të mëdha. Ai tha se 95% e borxhit prej 50 miliardë lekësh që do të falet u përket këtyre kompanive të sektorit të hidrokarbureve e minierave, ndërsa vetëm 5% bizneseve të vogla.

"Ka ardhur një amnisti për të pasurit në Shqipëri, që fshin detyrimet e të pasurve para fushatës elektorale.

Me këtë ligj tatimet dhe doganat kanë të drejtë të fshijnë detyrimin në fushatë, është një ligj politik dhe jo kushtetues dhe klientelist" deklaroi ai.

E menjëhershme ka ardhur replika nga Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe, i cili akuzoi se Blushi nuk e njihte dhe as nuk kishte marrë mundimin ta lexonte draftin për amnistinë.

"Asnjë detyrim i ri nuk do të falet, por do të shuhen vetëm gjobat apo kamatëvonesat nëse debitorët do të shlyejnë principalin" tha ai.

Më pas debatin e shkaktoi dekorata që Franca i akordoi Ramës, të cilën Blushi e ironizoi. Kreu i LIBRA-s, u shpreh se iu akordua për sjellje të mirë kur ishte emigrant, pasi kur erdhi në Shqipëri u bë legjioni i turpit.

Share This Video


Download

  
Report form