http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
LSI është e bindur se gara per Kavajën duhet te udhëhiqet nga Partia Socialiste: ministri i drejtësisë Petrit Vasili, tha se nuk i heq asgjë deklaratës së Luan Ramës për çështjen e zgjedhjes së kandidatit në mënyrë të njëanshme.?Kjo është një garë që do ta udhëheqë PS, që ka zgjedhur edhe kandidatin e parë që u largua për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit dhe do të zgjedhë edhe kandidatin e radhës, sikur bëri më parë. Përsa i përket LSI, kam të njëjtin qëndrim me Luan Ramën. Garën për zgjedhjet në Kavajë do ta udhëheqë Partia Socialiste?.E shtuna e 1 prillit shënon katër vjetorin e marrëveshjes politike PS - LSI për bashkëqeverisje. Por Vasili nuk thotë asnjë nëse ajo do të vijojë edhe për zgjedhjet e 18 qershorit.?1 prilli është një datë rastësore, kur u arrit një marrëveshje politike që kishte të bënte për 4 vite. Më e rëndësishme është që marrëveshjet të jenë të ndershme. Duhet t?i qëndrojmë marrëveshjes deri në fund?.Vasili foli edhe për reformën në drejtësi, e cila sipas tij po kompletohet përmes paketës së ligjeve.