Dhunohet mjeku i Pediatrisë në Shkodër

RTV KLAN 2017-07-04

Views 5

Mjeku i Pediatrisë së spitalit të Shkodrës, Skënder Duka u godit mbrëmjen e të enjtes nga një prind, për shkak të një konflikti që lidhej me trajtimin e fëmijës së prindit.

Efektivët e Komisariatit të Shkodrës, të njoftuar për ngjarjen nga një telefonatë, mbërritën në spital për të shoqëruar palët, por mjeku Duka nuk pranoi të bëjë denoncim.

Shefja e pavionit të Pediatrisë në spitalin e Shkodrës, Greta Naraçi thotë se fëmija mbërriti me traumë në kokë.

Teksa për rastin policia nuk po kryen me hetime, Naraçi thotë se mbetet shqetësim çështja e sigurisë në spital.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form