Report TV - Ligji i Arsimit të Lartë, Meta: Të reflektohet, cenon dijet e të rinjve

Report TV 2017-07-04

Views 1

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur zyrtarisht rezerva për ligin e Arsimit të Lartë.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë prezantimit të programit të LSI-së për Arsimin, u shpreh se ligji për Arsimin e Lartë nuk arriti atë që pritej.

Sipas tij, ligji ka nevojë për reflektimin e shqetësimeve të shprehura nga studentët dhe grupet e interesit, në mënyrë që asnjë student të mos mbetet jashtë dyerve të universitetit.

"Për ne çështja e suksesit të një ligji nuk ka të bëjë thjesht me statistikat se sa studentë ngelen të kënaqur apo të pakënaqur, por për në është i rëndësishëm edhe suksesi i ligjit në mënyrë që asnjë i ri asnjë e re të mos ndjehet i lënduar në mënyrë të padrejtë.

Është e rëndësishme të reflektohen të gjitha ato opinione dhe shqetësime të cilat janë shprehur edhe nga universiteet edhe nga studentët, edhe nga grupet e interesit dhe unë besoj se kjo është shumë e rëndësishme", u shpreh Meta.

Gjatë këtij takimi me studentë, Meta tha se LSI mbështet programin finlandez për Arsimin i cili sipas tij është një sistem i integruar dhe i unifikuar nga arsimi parashkollor në atë universitar.

Share This Video


Download

  
Report form