Për domosdoshmërinë e zbatimit të ligjit të Vettingun kryeministri Edi Rama ka folur ne Zvicra ku ka zhvilluar një vizite zyrtare, e parë e një kryeministri shqiptar që prej vitit 90. Në takimin me presidenten e Konfederatës Doris Leuthard, kryeministri foli për rëndësinë e shumëfishtë që ka ky ligj.
Edi Rama: Vlerësoj shumë gjithçka është diskutuar dhe bërë në këto vite, por sot dua të nënvizoj se vlerësoj shumë prononcimin tuaj të hapur si në takimin tonë ashtu edhe përpara shtypit në lidhje me rëndësinë strategjike të zbatimit të reformës në drejtësi, duke filluar nga ligji për Vetting-un, si një mjet për të përmirësuar ekonominë tonë, një mjet për të përmirësuar shifrat që kanë të bëjnë me investimet e huaja direkt dhe si një mjet për t?i hapur rrugë rritjes së punësimit dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë.
Presidentja Leuthard: Dua të përgëzoj Kryeministrin e Shqipërisë dhe qeverinë e tij për reformat që kanë ndërmarrë në tre vitet e fundit, veçanërisht reformat për reformën në drejtësi dhe zbatimin e saj, që është me shumë rëndësishme për Zvicrën, por mendoj edhe në procesin e anëtarësimit në BE.
Zbatimi i reformës territoriale ishte një tjetër çështje e bisedës mes dy zyrtareve të lartë ndërsa mes dy qeverive u nënshkruan dhe dy marrëveshje bashkëpunimi një në fushën e arsimit profesional dhe një për zhvillimin rajonal. Kryeministri Edi Rama u prit edhe nga Presidenti i Këshillit Kombëtar, Jürg Stahl.