Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Politikat e ndërmarra nga Bashkia Tiranë në vitin e fundit Erion Veliaj i ka prezantuar edhe në Vjenë, teksa morri pjesë në një konferencë të organizuar nga OSBE me disa kryebashkiakw europianë. Duke përmendur një sërë investimesh që kanë transformuar transportin publik, kanë ulur ndotjen dhe kanë shtuar gjelbërimin Vliaj tha se Tirana është bërë një qytet më i jetueshëm dhe me standarde.
OSBE ka bërë bashkë në Vienë shumë kryebashkiakë Europianë. Në konferencën me temë ?Qytete të qëndrueshme? morri pjese edhe Erion Veliaj i cili i njohu të pranishmit me politikat e ndërrmara nga Bashkia Tiranë të cilat kanë rritur standardet e jetesës në kryeqytet.
Veliaj: Filluam disa nga reformat më transformuese në sistemin tonë të transportit publik, ku jo vetëm shtuam 50% të flotës së autobusëve, por zgjatëm edhe linjat. Tani me të njëjtin çmim mund të bësh 14km përgjatë qytetit. Kjo u dha mundësinë njerëzve të kuptojnë se nuk është një sakrilegj, se mund të ndryshojmë.
Gjatë fjalës së tij Veliaj përmendi investimet që kanë mundësuar shtimin e gjelbërimit në kryeqytet ndërsa theksoi planin e Bashkisë për krijimin e pyllit Orbital.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-investime-ne-parqe-dhe-mbjellje-pemesh-ndotja-e-ajrit-u-ul-15/