1 prilli i ka vënë në përballje PS-në dhe LSI-në.
Dy forcat kryesore të mazhorancës kanë nisur këtë të shtunë, e cila shënon 4-vjetorin e 1 prillit të paktit Rama-Meta, një garë force për të treguar muskujt.
Fillimisht ka qenë kryeministri Edi Rama i cili në shoqërinë e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj zhvilluan një lojë basketbolli te liqeni artificial.
Edhe koordinatori i PS për Tiranën, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka shfrytëzuar këtë 1 prill duke luajtur volejboll me të rinjtë e Pezës.