Ora News – Forcimi i lekut, ekspertët: Me risk, rrezikon largimin e kapitalit jashtë

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertët vlerësojnë nismën e Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin e ekonomisë, por për ta ajo është e vonuar në kohë. Masat drastike administrative për të injektuar monedhën vendase mund të kenë efektin e kundërt, për ta larguar kapitalin nga Shqipëria, shpjegon eksperti i ekonomisë Elvin Meka. Ndërsa vlerëson se depozitat në banka do të vijojnë të ulen. Qytetarët në kërkim të alternativave për investim, po e zhvendosin paranë në blerjen e letrave me vlerë tek private.
Ndërsa Banka e Shqipërisë po zhvillon beteja me euron dhe ka kërkuar dhe kur Guvernatori kërkoi ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur më shumë lekun, ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë një nismë të vonuar.
Sot është edhe më e vështirë. Profesori i ekonomisë, Elvin Meka, veçon se masat drastike administrative cënon largimin e kapitalit nga Shqipëria.
Meka: Shqipëria ka disa mangësi përsa i përket një zbatimi të shpejtë të masave të tilla, megjithatë Banka e Shqipërisë mund të fillojë me një dorë ose të themi një grup të caktuar instrumentesh ose masash. Duhet të evitojmë me çdo kusht marrjen e masave të forta, drastike, administrative të cilat japin efekt të kundërt ose më mirë të themi në disa vende specifike të caktuar në botë që kanë pasur një çështje të tillë madhore kanë dhënë efekte të kundërta.
Rreth 300 mln lekë më pak në depozita janar të këtij viti, por Profesor Meka shpjegon se kjo nuk lidhet me rënien e besimit në banka.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/forcimin-i-lekut-ekspertet-me-risk-rrezikon-largimin-e-kapitalit-jashte/

Share This Video


Download

  
Report form