Report TV - Iu përmbytet shtëpia, presin dëmshpërblimin, Koçi: Duam lekët

Report TV 2017-07-04

Views 0

TIRANE-Ndërtimet buzë lumenjve dhe përrenjve vazhdojnë të jenë problem në vendin tonë.

Report tv sjell historinë e familjes Koçi, të cilët po kalojnë një kalvar në tërheqjen e dëmshpërblimit që është vendosur për ta. Edhe pas 5 muajve nga përmbytja e fundit, shtëpia e tyre vazhdon të jetë nën baltë dhe e papabanueshme.

Që nga koha kur e kanë ndërtuar shtëpinë, ajo iu është përmbytur, kjo edhe sepse kur blenë tokën pranë përroit të Gjerozës, nuk menduan se objektet që do të ndërtoheshin më vonë do ta bënin përroin më të rrëmbyeshëm si dhe do të shkaktonin përmbytje pas çdo reshje shiu. Shega Koçi, tregon për Report Tv edhe kalvarin që familja e saj po kalon për të tërhequr dëmshpërblimin. Zonja Koçi tregon se dosja e saj rezulton e humbur nëpër institucione dhe askush nuk i jep një përgjigje.

Nuk e kemi marrë sepse kur shkoj tek Drejtoria e Përgjithshme Emergjencave thotë nuk ndodhet dosja jote aty. Nuk e di çfarë ka, deri para një viti ka qenë dokumentacioni dhe nuk na sqarojnë siç duhet?, shprehet denoncuesja Shega Koçi.

Fondi limit që i është caktuar familjes Koçi është 1 197 625 lekë. Shtëpia e tyre, edhe pse kanë kaluar 5 muaj, vazhdon të jetë nën baltë, jo vetëm e pabanueshme, por edhe mundësia që të hysh në banesë është e pamundur.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS