Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Ligji për faljen e borxheve mund të sjellë dy efekte të kundërta?.Kështu është shprehur në studion e RTV Ora News, eksperti i ekonomisë Arjan Kadare, i cili ka analizuar vendimin e qeverisë për faljen e detyrimeve të prapambetura për bizneset.
Kadare: Është një ligj që ka dy efekte të kundërta, ka anën e mirë se ndihmon ato biznese që kanë detyrime të pashlyera ndaj shtetit, nga ana tjetër krijon atë që quhet rreziku moral se këto janë detyrime ndaj shtetit, detyrime fiskale, të cilat krijojnë përshtypjen që eventualisht edhe në të ardhmen mund të ketë falje të tjera dhe kjo i bën më pak të ineteresuara edhe bizneset që të jenë në rregull me detyrimet fiskale.
Ndërsa lidhur me masat për deeuroizimin e ekonomisë, Kadare tha se kjo masë do të ndikojë pozitivisht në ekonominë shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/aministia-fiskale-kadare-ka-anen-e-mire-dhe-te-keqe-per-bizneset/