Kur çdo dalje dhe çdo deklarate e Ilir Metës ka vëmendje maksimale pasi pritet qe ai te beje publik vendimin e partisë së tij për të ardhmen e koalicionit me Edi Ramën, ai vazhdon të flas në mënyrë të përgjithshme dhe duke mos lënë asnjë mundësi për të kuptuar nën rreshta.
Me të rinjtë e Kuçovës Meta tha se nga zgjedhjet e ardhshme, nga suksesi i tyre, nuk varet rezultati i LSI-s por është standardi i besueshmërisë se tyre.
Meta u distancua sërish nga politika e konfliktit, arrogancës dhe përqafoi atë të dialogut.
Meta: ?LSI-ja asnjëherë nuk i ka shërbyer nxitjes së konfliktit, por i ka shërbyer vetëm nxitjes së dialogut, sepse vetëm përmes dialogut politik mund të forcohen institucionet në vend. Këtu bëhet fjala për interesat e të gjithë qytetarëve tanë, bëhet fjala për një të drejtë bazë kushtetuese, që është ajo e zgjedhjeve të lira, e votës së drejtë, e votës së barabartë të çdo qytetari anembanë Shqipërisë dhe kjo nuk duhet vënë më në diskutim mbas 27 vitesh të pluralizmit politik.?
Tv Klan