Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka urdhëruar nisjen e hetimeve për ngjarjen e rëndë, ku një i ri humbi jetën pak ditë më parë, ndërsa qëndronte në ambientet e baraburgimit, në IEVP-në e Shënkollit, Lezhë.
Ekspertët e Avokatit të Popullit, pas raportimit në media të dyshimeve të familjarëve të të riut për ushtrim dhune ndaj tij, do të bëjnë verifikimet e domosdoshme, në përputhje me kompetencat që i njeh ligji.
Ekspertët e Avokatit të Popullit do të kërkojnë informacione nga autoritetet drejtuese të IEVP-së së Shën Kollit, si dhe do të takohen me familjarët e të riut që humbi jetën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/hetohet-vdekja-e-te-riut-ne-paraburgimin-e-shenkollit/