Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Takimi është zhvilluar në selinë blu ku i pranishëm ka qenë dhe ish- ambasadori i SHBA Alexander Arvizu si dhe Oerd Bylykbashi e Aldo Bumçi. Mësohet se në qendër të saj ka qenë situata politike në vend.
Mësohet se në këtë takim, Basha i ka qëndruar kushtit për qeveri teknike, ku sipas tij është rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Biseda gjithashtu u përqendrua tek çështjet e aktualitetit politik.