http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e 45 te protestës, kur nga afati final per regjistrimin ne zgjedhje na ndan vetëm një jave, lideri i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar se nuk do te tërhiqet nga kërkesa per krijimin e një qeverie teknike.?Nga kjo betejë nuk tërhiqem pa përmbushur premtimin që para jush dhashë, pa i shkuar deri në fund vendimit që sëbashku morëm: Zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike dhe vetëm votë të lirë dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë?.Sipas Bashes, republika e vjetër është banka e krimit, e cila prodhon qindra milionë euro për Edi Ramën.?Me këto para, paguhen lobingje të ndyra, të pista. Me paratë e narkomafias shqiptare, me paratë e korrupsionit qeveritar blihet fjala e lobingjeve në Europë dhe në Amerikë, për t?i ardhur në ndihmë lavatriçes së krimit të organizuar, republikës së vjetër të krimit?.Basha ka ironizuar edhe darken mes dy aleateve Rama e Meta.?Peshku është qelbur nga koka. Markatën e Peshkut le ta komentojnë tregtaret.?