Tusk: BE e mbështet Maqedoninë vetëm kur të zgjidhë krizën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas takimit me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Shkup, kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se liderët maqedonas mund të llogarisin mbështetjen tonë vetëm kur të gjejnë zgjidhje për krizën.Kreu i Këshillit Evropian diskutoi me Ivanovin për krizën aktuale politike që ka përfshirë Maqedoninë.Tusk tha se nuk është e lehtë që të sigurohet një lidership në këto kohë të vështira të vendit. Duke theksuar se uniteti sot është shumë i nevojshëm për vendin, Tuks porositi që t?u shmangen veprimet që do të ushqenin tensionet, ndër të tjera edhe në baza etnike.?Kjo krizë politike është duke mbajtur vendin tuaj prapa rrugës euroatlantike. Mbetet tek ju që të gjeni një zgjidhje në përputhje të parimeve demokratike, mirësjelljes dhe të arsyeshme. Vetëm një zgjidhje e tillë mund të jetë e qëndrueshme. Kur ta gjeni atë, mund ta llogarisni mbështetjen tonë?, theksoi Tusk.Ndërkaq, presidenti Ivanov theksoi se pozicioni i tij mbetej i pandryshuar.Sipas tij, vendimi për mosdhënien e mandatit liderit të Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM) për formimin e qeverisë së re është për të parandaluar pasojat e dëmshme me të cilat vendi mund të ishte ballafaquar.?Është e domosdoshme për liderët e partive politike zbatimi i prioriteteve të reformave urgjente?, deklaroi presidenti Ivanov.Në takim u bisedua edhe kriza e emigrantëve dhe roli i Maqedonisë në të dhe Tusk tha se bashkëpunimi në këtë fushë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa theksoi se Evropa mbetet e gatshme për të përmbushur nevojat e vendit, qoftë në mbështetje humanitare për komunitetin lokal, qoftë në mjete apo resurse humane.?Zhvilluam një strategji gjithëpërfshirëse për t?u përballur me krizën e emigrantëve dhe sot rruga e Ballkanit Perëndimor praktikisht mbetet e mbyllur, e gjithë kjo në sajë të përpjekjeve tuaja?, deklaroi Tusk.

Share This Video


Download

  
Report form