TIRANE-Paqe dhe siguri, kjo është garancia që rezoluta 1325 kërkon të arrijë, një rezolutë e vonuar në vendin tonë, kur marrim parasysh që organizata e Kombeve të Bashkuara e ka kërkuar që në 31 tetor të vitit 2000.
Sot, pas më shumë se 16 vjetësh, vendi ynë është në fazën e hartimit të saj. Bojana Çeveli, hartuese e rezolutës dhe monitoruese për Shqipërinë është shprehur se ka ende shumë punë, që femrave në vendit tonë t?iu garantohet siguria dhe paqja.
?Duket menduar që jemi 16 vite nga viti 2000, Shqipëria ka pak njohje apo më shumë gruaja sepse për atë po flasim, ka shumë pak njohuri apo pjesën për të cilën ne duhet të flasim që kjo grua në përfshirjen e saj nuk është shumë e përfshirë në aktivitete të saj të cilat kanë të bëjnë për ndërtimin e një paqeje apo konflikti?, u shpreh Çeveli.
Nga një raport i siguruar nga Report Tv, në vitin 2016 të dëmtuar nga dhuna në familje kanë qenë 3062 gra e vajza, ose 78 % të numrit total të viktimave të dhunës, ndërsa 1095 ose 22 % janë burra.
Viktimat gra e vajza janë bashkëshorte, motra, kunata nëna, bija dhe numri i madhi tyre tregon qartë për ndikim gjinor të dhunës. Zgjidhja për këtë sipas Çevelit, duhet të jetë e bashkërenduar.