Arben Ahmetaj është i bindur se Partia Socialiste do t?i fitojë zgjedhjet edhe e vetme. Gjatë gjithë kohës kur prezantoi analizën e ecurisë ekonomike për 3 muajt e parë të vitit, ai iu referua planeve për mandatin e dytë të qeverisë socialiste. Edhe kur u pyet, ai mohoi që ky të ishte një lapsus, ndonëse shprehu besimin se LSI do të jetë në koalicion me PS.
Kreu i financave nuk rreshti së përsërituri domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, si një kusht që Shqipëria ekonomia të bëjë para.
Ahmetaj u shpreh i bindur se shqiptarët do t?i japin socialistëve një tjetër mandat, pasi qeveria Rama arriti të përmbushë të gjitha zotimet në programin e saj.
Tv Klan