Thaçi: Do i bind serbet për ushtrinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është optimist se do të bindë deputetët serbë për të votuar ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, ashtu siç kanë kërkuar partnerët ndërkombëtarë.?Institucionet kanë kohë që të bëjnë përpjekje për të siguruar përkrahjen e të gjitha komuniteteve për themelimin e ushtrisë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ky është opsioni më i mirë i mundshëm. Ne do të sigurojmë përkrahjen dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit serb.?Në një debat të organizuar nga Lëvizja Fol, kreu i shtetit tha se ky proces është i pandalshëm dhe askush nuk do të lejohet të përdorë veton për ta penguar.Presidenti ka folur edhe për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, e cila është kusht i BE-së për liberalizimin e vizave.?Demarkacioni kalon. Askush nuk mund të justifikohet se opozita nuk do ta votojë, pasi partnerët e koalicionit kanë 89-90 vota. E kanë detyrim dhe qytetarët nuk kanë pse të mbeten viktimë e disa deputetëve.?Në prag të vendimit të Gjykatës së Colmarit për ish-kryeministrin Haradinaj, Thaçi tha se Franca është viktimë e akuzave të Beogradit, por se beson që Haradinaj do të lirohet së shpejti.

Share This Video


Download

  
Report form