Ora News – Idrizi: Basha e Rama të ulen urgjent, ështe takuar edhe Vuçiç me Thaçin

Ora News Emisione 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se dy liderët kryesore, Rama dhe Basha duhet të ulen urgjent dhe të dialogojnë për të nxjerrë vendin nga kriza politike.

Në ?Intervistën e Mbrëmjes? në Ora News, Idrizi tha se nëse nuk ndërhyhet tani kjo krizë politike mund të dali jashtë sistemit.

Idrizi: Duhet të ulet urgjent Rama me Bashën, ja kemi detyrim shqiptarëve që mos ti lemë në këtë krizë e cila po del nga institucionet. Imagjinoni njerëzit janë të interesuar të dëgjojnë debate për ekonominë, për taksat për aksesin në punësim dhe ne rrim se çfarë do të bëhet me këtë krizë që nëse nuk ndërhyhet sot ka mundësi që të ekstrapulohet dhe të dali jashtë sistemit dhe besoj që një president nga populli do të ishte një lloj garancia. Por meqë këtë nuk na u dha mundësia që populli shqipitar të votojë për këtë gjë, atëherë një president i cili do të ishte konsensual, pra ne na ndërthuren dhe të gjitha afatet kushtetuese nëse nuk e zgjidhim sot dhe kjo është thirrja që ne kemi bërë, të ulet Rama me Bashën. Unë nuk e kuptoj ku është vështirësia këtu. Është ulur Hashim Thaçi me Vuçiçin dhe nuk ulen dy liderat shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/idrizi-basha-e-rama-te-ulen-urgjent-eshte-takuar-edhe-vucic-me-thacin/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS