Kryetari i LIBRA-s, ish-deputeti socialist Ben Blushi ka propozuar një mocion mosbesimi kundër qeverisë Rama në Kuvend, me qëllim rrëzimin e saj.
Idenë e tij, Blushi e ka hedhur gjatë një takimi me koordinatorët e partisë së tij në Tiranë.
?Partitë e vjetra kanë bllokuar sistemin e drejtësisë. Të bëjmë mocion mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë. 2 votat e LIBRA-s janë gati në çdo kohë për ta rrëzuar qeverinë. Nuk jemi dakord të rrëzohet kjo qeveri e të vijë Berisha. Nga partitë e vjetra nuk mund të vijë asnjë zgjidhje?, u shpreh Blushi.