Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Rama ka ftuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t?u ulur në dialog. Në facebook, kreu i ekzekutivit i ka kërkuar Bashës që të caktojë vetë vendin dhe orën.
?Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën?. shkruan Rama.
Më herët, kryeministri, i mbylli çdo mundësi për krijimin e një qeverie besimi, apo shtyrje të zgjedhjeve të 18 qershorit. Në përgjigje të ftesës së bashkryetarit të koalicionit qeverisës Ilir Metës, përgjigjja që vlen dhe për opozitën, Rama, thekson se kushtetuta e thotë qartë se qeveria është vullnet i shumicës.
Rama: ?Kushtetuta jonë është shumë e qartë ? zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë ? qeveria është vullnet i shumicës. Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithcka tjetër?
Teksa i mbyll rrugën ?qeverisë së besimit?,Rama shprehet i gatshëm për dialog me opozitën madje si një vend të mundshëm ai propzon dhe çadrën e protestës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-fton-bashen-per-dialog-caktoje-vete-vendin-dhe-oren/