PD refuzon pjesëmarrjen në këshillin bashkiak - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bojkoti i opozitës prek edhe pushtetin vendor. Ne mbledhjen e këshillit bashkiak te Tiranës, këshilltaret e djathte kane refuzuar pjesëmarrjen, duke iu bashkuar kauzës për zgjedhje te lira. Qëndrimi është bere publik përmes nje deklarate nga kryetari i grupit Leonard Olli. Mbledhja u zhvillua pa anëtaret e djathte, ndërsa kryetari Erion Veliaj akuzoi opozitën se vijon te jete ne gjumë. Kryebashkiaku ka bere një përmbledhje te investimeve dhe nismave te ndërmarra gjate muajit mars, ku me te rëndësishmet sipas tij, janë përfundimi i projektit te Pazarit te Ri dhe vendosja e një çmimi modest për qeset plastike. Ndërsa nga projekt-vendimet e kësaj te mërkure, Veliaj veçoi shtesën ne buxhet per bonusin e te porsalindurve, investimet ne varrezat e Sharrës dhe rritjen e pagës me 20 % për punonjësit e bashkisë. Pa debate dhe pa opozitën, brenda dy orësh shumica e këshillit bashkiak miratoi 16 pikat e rendit te ditës.

Share This Video


Download

  
Report form