Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në disa lagje në Gjirokastër, rrezikohen qindra banorë për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Banorët thonë se nga erozioni shumë prej banesave kanë pësuar dëme, dhe rrezikojnë shembjen.
Në qytetin e Gjirokastrës, studimet gjeologjike kanë evidentuar disa lagje ne te cilat konstatohen shkarje te masiveve të dherave.
Më e rrezikuar dhe që ka shkaktuar dëme tek banorët është lagjia ?Kodra e Shtufit? ku pas viteve 90 janë bërë shumë ndërtime të reja pa respektuar asnjë kriter për sigurinë e objektit.
Sot banorët apelojnë për ndihmë.
Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile në bashkinë e Gjirokastrës, Fatri Brahimi, pohon se dokumentacioni është dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rreshqitja-e-dherave-rrezikohen-banesat-ne-disa-lagje-ne-gjirokaster/