BE: Maqedonia, peng i Ivanov - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti Europian i ka derguar nje sinjal te qarte udhëheqësve te Maqedonisë, duke kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm te krizës politike, pasi ne te kundërt vendi rrezikon te humbëse mbështetjen europiane. Gjate nje seance te zhvilluar ne oret e vona te se mërkurës, qe ka zgjatur per rreth nje ore dhe ku është diskutuar per Raportin e raportuesit per Maqedoninë Ivo Vajgell, deputetet i drejtuan nje apel presidentit Ivanov te jape mandatin.Ivo Vajgell: Maqedonia perballet me sfida të mëdha në rrugën drejt BE-së. Presidenti nuk po i jep mandatin koalicionit qe ka deshmuar se ka shumicen. Kuvendi po mbahet i bllokuar. Te kushte te tilla, apeli jone eshte qe qeveria duhet te formohet sa me pare.Knut Fleckenstein: Eshte e papranueshme qe i gjithe vendi dhe progresi i tij te mbahet peng, pasi nuk janë realizuar pritshmërinë e nje force politike per te qendruar ne pushtet.Eduart Kukan: Kam nje thirrje te fundit per presidentin Ivanov. Respekto vullnetin e shumices, kjo eshte demokracia dhe jep mandatin sa me pare per formimin e qeverise. Parlamenti duhet te nise funksionimin normal sa me pare.Thirrjet e parlamentareve europiane vijne ne kohen kur nga mediat dhe analistet po flitet gjithnje e me shume per mundësinë e vendosjes se sanksioneve nga BE dhe SHBA. Ndërkohë, parlamenti ne Shkup eshte mbledhur serish ne diten e nëntë te seancës konstituive, por nuk pritet asgje e re, pasi deputetet e VMRO po vijojne me politikat e tyre bllokuese.

Share This Video


Download

  
Report form