Bariu dibran ndërsa fliste për pezullimet e punimeve në ?Rrugën e Arbërit? ka tërhequr vëmendjen për një tjetër detaj.
Bluza që ai kishte veshur shkruante ?Policia? duke lënë të kuptohet se i pëlqen të ndihet i tillë, apo thjesht ka qenë një zgjedhje rastësore që ai s?i ka kushtuar vëmendje.
?Ka dy vite që nuk punohet fare, që në fushatë. Na kanë premtuar, na thanë që do ta fillojnë në mars, por nuk ndodhi?, shprehet bariu.
Në ?Rrugën e Arbërit? nuk po punohet ndërkohë që banorët e qarkut të Dibrës kishin një shpresë se mund të kishte një rifillim punimesh gjatë fushatës, por edhe kjo nuk ka ndodhur.
Ka kaluar më shumë se dy vjet që kur kanë ikur makineritë e fundit dhe që nga ajo kohë askush nuk ka shkuar as për ta parë se çfarë ndodh në këtë rrugë.
Gjatë fushatës së 2015-ës disa herë është diskutuar që ndërtimi i saj do të bëhej nga një kompani kineze, por edhe kjo gjë kaloi vetëm në kuadrin e lajmeve dhe asgjë më shumë.
Shpresat për ndërtimin e rrugës tashmë janë venitur për banorët e qarkut të Dibrës.
Traseja e ?Rrugën e Arbërit? ka rënë deri në afërsi të ?Urës së Vashës?. Pengesa ma e madhe për ndërtimin e rrugës është një urë dhe hapja tuneleve, të cilat nuk kanë gjetur financim nga ana e qeverisë shqiptare.