http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
residenti i sapozgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë një deklaratë të fortë provokuese për rajonin, në intervistën e parë dhënë për një media të huaj, duke paralajmëruar se synon të rikthejë konceptimin e lidhjeve ekonomike si në Ish-Jugosllavi, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.Në një intervistë dhënë për ?politico.eu?, Kreu i shtetit serb ka deklaruar se bashkimi ekonomik dhe doganor i Ballkanit Perëndimor është në fakt një rikrijim tregu i Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë.?Nëse të tjerët bien dakord ne do të bëhemi një treg prej 20 milionë njerëzish. Është një treg domethënës. Do të jemi në gjendje të tërheqim shumë më tepër investitorë. Mendoj qe kete ta kuptojne edhe te tjeret. Bëhet fjalë për ?Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë?. Kjo është ide politike pa rrezikim të sovranitetit të këtyre shteteve dhe Do të nxisë ekonomitë tona.?I pyetur nëse vendet e tjera të rajonit do ta perfaqesojne idene e tij ne kushtet e tensioneve te medha ne Ballkan, Vucic eshte shprehur se Tito e beri nje gje te tille. Ai ishte nje diktator komunist, por nje njeri shume i mencur. Ne interviste Vucic ka lene gjithashtu te kuptohet se aleancen per planin e bashkimit ekonomik te vendeve te ish-jugosllavise, plus Shqiperine, nuk e ka gjetur ne Bruksel, por ne Berlin, fale kancelares Angela merkel.