Ora News – Socialisti Kopliku: PS-LSI, pa mëri të dalin vetëm në zgjedhje

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëra që Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste duhet të shkojnë të ndara në zgjedhje, i bashkohet edhe deputeti i PS në qarkun Shkoder, Namik Kopliku.
Namik Kopliku: Personalisht jam që PS-LSI pa mëri ndaj njëra-tjetrës të dalin në vete në zgjedhje dhe në funksion të rezultatit pse të mos bëjnë edhe njëherë koalicion sëbashku.
Nisma e LSI për dorëzimin e mandateve në funksion të zgjidhjes së krizës është hap i mire, por nga ana tjetër mund të cilësohet tradhëti ndaj elektoratit të saj që i mori votat në 2013, shton deputeti socialist.
Namik Kopliku: Është një zgjedhje që bën një parti e caktuar politike, nuk kishte detyrim karshi PS për të mos mbajtur një qëndrim të tillë. Mendoj që detyrimin e ka kundrejt votuesit të majtë të 2013 që thanë këtë koalicion unë votoj se dua të më qeverisë ky koalicion 4 vjet. Me datë 18 qershor populli ka të drejtë të vendosë edhe njëherë për parti të ndryshme dhe koalicione të ndryshme. Pak tradhëti i bëhet votuesit të 2013, por nuk është çudi që qëllimi ka qenë i mirë për ti gjetur një rrugëzgjidhje opozitës të dalë nga çadra. Si duket ata vetë nuk po janë në gjendje të gjejnë rrugëdalje.
Krizën zgjedhore ja faturon Partisë Demokratike si krizë të sajen, ndërsa thotë se argumentat qe parashtron janë thjesht për të bllokuar. Një koment e ka edhe për hyrjen ose jo të opozitës në zgjedhje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/socialisti-kopliku-ps-lsi-pa-meri-te-dalin-vetem-ne-zgjedhje/

Share This Video


Download

  
Report form