Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti Ben Blushi thotë se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të ndalur Edi Ramën për tu bërë një Erdogan prej çeliku. Nga foltorja e Kuvendit Blushi tha se duhet të bindim opozitën të marrë pjesë në zgjedhje.
Madje dhe argumentoi se çfarë do të ndodhë nëse PD, LSI apo Libra nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Për Blushin nëse në zgjedhje hyn vetëm Rama rrezikon të kthejë vendin në një Republikë presidenciale si ajo e Erdoganit dhe me keq se aq.
Ben Blushi: Kam një lajm të mirë për shqiptarët. Rilindja po bie. Edhe opozita edhe qeveria nuk duan bashkarisht zgjedhje. Imagjinoni sikur në 18 qershor të ketë zgjedhje e të mos ketë asnjë nga partitë tona. Askush nuk garon. I bëjnë një nder shumë të madh Edi Ramës. Nëse PD dhe më pas LSI dhe pas Libra nuk marrin pjesë në zgjedhje Edi Rama nga kryeministër mund të kthehet në pronar brenda një dite. Nga një Gruevski mund të kthehet në një Erdogan prej çeliku.
Nëse PD nuk hyn në zgjedhje Edi Rama përfundon me të paktën 80 mandate nga 140 që të jemi këtu dhe nuk ka nevojë për askënd për të qeverisur dhe është totalisht jashtë kontrollit. Nëse LSI nuk hyn në zgjedhje Edi Rama përfundon me 100 mandate nga 140. Për vete, për shokët e vet dhe rilindjen në përgjithësi dhe askush në këtë republikë nuk mund ta kushtëzojë më. Madje mund të ndryshojë Kushtetutën me 100 mandate duke na kthyer në një Republikë presidenciale si ajo e Erdoganit dhe me keq se aq.
Me këtë rast nuk jemi vetëm ne të rrezikuar është gjithë Shqipëria e rrezikuar se marrëzinë e Edi Ramës nuk do të mund ta ndalonim dot. Nëse Libra nuk hyn në zgjedhje, Edi Rama mund të përfundonte dhe me 120 mandate. Ai i pari do ishte jo vetëm jashtë kontrollit por dhe jashtë orbitës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-duhet-te-bindim-opoziten-te-hyjne-zgjedhje-ndryshe-rama-behet-erdogan/