http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tek protesta dhe lëvizjet politike të opozitës, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shikon përpjekje për destabilizim të vendit. Shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se Partia Socialiste është e vendosur të ecë në rrugën e reformave, sidomos në atë të drejtësisë.Në një klimë të acaruar marrëdhëniesh me aleaten kryesor në koalicionin qeverisës LSI-së, Bushati thotë se socialistët nuk pajtohen me këtë qasje.E sa i takon pretendimeve për shtyrje të zgjedhjeve, Ditmir Bushati e kundërshton, pasi thekson se të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën.Minsitri i Jashtëm i ka bërë këto deklarata nga Shkodra, ku mori pjesë në nisjen e projektit e mbështetur nga ambasada norvegjeze, në bashkëpunim me ?British Council?, për trajnimin e të rinjve në përdorimin e platformave dixhitale.