Rama: Opozita i trembet Vettingut

RTV KLAN 2017-07-05

Views 0

Ftesën për t?u ulur në tryezën e bisedimeve Lulzim Bashës, Kryeministri Rama ia ka përsëritur edhe nga Cakrani. Të njëjtën gjë Rama i ka kërkuar dhe një përfituesit të legalizimeve falas, i cili thotë se është mbështetës i Partisë Demokratike në këtë zonë.

Ashtu si një ditë më parë në parlament edhe në ceremoninë e shpërndarjes së lejeve të legalizimit, kryeministri përsëriti vendosmërinë për të shkuar në zgjedhje në 18 qershor.

Të njëjtën vendosmëri Rama tregoi dhe për ta çuar deri në fund reformën në drejtësi, së cilës sipas tij i tremben demokratet e ngujuar në çadrën anti-Vetting.

Nuk mund te mungonin siç ndodh shpesh në këtë format dhe batutat që kryeministri shkëmben me banorët që marrin certifikatën e pronësisë për ndërtimet e legalizuara.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form