Ora News - Përmet, zbulohet magazina e mbushur me gati 12 ton kanabis

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 3

Subscribe në Ora News kwtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka arrestuar dy prej administratorëve të ish-depos së rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit, ku u kapën 11 ton e 650 kg lëndë narkotike e llojit kanabis. Në kërkim është dhe administratori i tretë.
Finalizimi i operacionit antidrogë të koduar ?Pagri? çoi në pranga shtetasit Rustem Muçelli 51 vjeç dhe Eqerem Ali 60 vjeç, të dy banues në fshatin Pagri.Ndërkohë u shpall në kërkim Ismail Saliu 61 vjeç.
Për lëndën narkotike u ndalua dhe kryeplaku i fshatit Pagri, Koço Zaimaj, 58 vjeç. Sipas bluve, Zaimaj nuk ka kryer detyrat funksionale në lidhje me ngjarjen e mësipërme.
SH.Ç.B.A u informua për drogën
Operacioni në Përmet u zhvillua nga Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SH.Ç.B.A. Mësohet se ? më datë 07.04.2017, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në një nga ish-depot e rezervave të shtetit mbi fshatin Pagri të rrethit Përmet kishte sasi të konsiderueshme lëndë narkotike?.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka njoftuar mbrëmjen e datës 07.04.2017, Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe në lidhje me këtë u hartua menjëherë plani i veprimit për të ndërhyrë në këto ish depo të rezervave të shtetit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/droga-ne-permet-arrestohen-dy-administratoret-e-depos-dhe-kryeplaku/

Share This Video


Download

  
Report form