Report TV - Basha: S'e dua KQZ, Biba idiot! PD s'do regjistrohet në zgjedhje

Report TV 2017-07-05

Views 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpërthyer në sharje dhe ofendime ndaj kryetarit të KQZ, Denar Biba pas deklaratës së tij sot në Shqiptarja.com se do të shtyjmë edhe 19 ditë afatin për regjistrimin e partive në zgjedhje.

Basha tha se Rama po mundohet të shpëtojë duke ofruar KQZ, por propozimi nuk do të pranohet.

"Asnjë zgjidhje tjetër përveç largimit të kryeministrit. Rama mundohet të shpëtojë duke thënë iu jap KQZ, por për çfarë duhet KQZ kur ti ke krimin dhe drogën.

KQZ është kukull me këtë kryetar idiot dhe të papërgjegjshëm, që thotë se jam gati të shtyj datën e regjistrimit.

O Denar Biba je kryetari i KQZ, jo Papa i Vatikanit. Se kështu i bie që edhe ky të na bekojë kanabisin dhe të thotë është rigon dhe jo kanabis.

Data e regjistrimit skadon nesër, opozita nuk regjistrohet për zgjedhje fasadë" u shpreh Basha.

Share This Video


Download

  
Report form