Subscribe në Ora News kwtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryedemokrati Basha e nisi fjalën e tij në çadrën e protestës me një minutë heshtje në nder të ish-kreut të policisë së Vlorës, Artan Cuku.
Basha: Të dashur miq më lejoni t?ju ftoj ta nisim këtë të dielë, me një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e një oficeri trim të Policisë së Shtetit, një luftëtari të paepur kundër krimit, një mbrojtësi të sigurisë dhe jetës së njerëzve, të flakur kundër ligjit dhe pa asnjë arsye, në mes të katër rrugëve, që u ekzekutua dje Artan Cuku.
Basha vlerësoi punën e Artan Cukut në detyrat që ka mbajtur, duke veçuar ato në Tiranë dhe Vlorë.
Basha: Artan Cuku, shërbeu për dhjetra vite në Policinë e Shtetit, në detyra nga më të ndryshmet, ku më të rëndësishmet janë pa dyshim ato në Drejtorinë e Krimit në Tiranë dhe krye të policisë së qarkut të Vlorës. Një nga qarqet problematike sa i përket krimit të organizuar dhe në veçanti sa i përket drogës dhe trafikut të drogës.
Kryedemokrati e cilësoi të papranueshme heshtjen e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm për ngjarjen e rëndë.
Basha: Qarku i Vlorës siç e dini ju të gjithë, është po kështu edhe qarku në të cilin kryekryeministri aktual është edhe kreu i listës, deputeti i parë i Partisë Socialiste.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/cadra-e-protestes-1-min-heshtje-per-artan-cukun-basha-ku-eshte-shteti/