Kreu i KQZ-së Denar Biba: Afati i fundit i regjistrimit, 29 prilli - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se opozita nuk do të regjistrohet për zgjedhje në KQZ sipas afatit të 10 prillit, këto subjekte do të kenë mundësi të bëhet pjesë e garës zgjedhore edhe përtej këtij afati.Kete fakt e shpjegon kryetari i KQZ-së Denar Biba i cili shpjegoi për Vizion Plus, se afat i përcaktuara në Kodin Zgjedhor është më së shumti sugjerues e jo pengues për regjistrimin e subjekteve politike.?Kodi Zgjedhor përcakton se partitë regjistrohen në KQZ 70 ditë para datës së zgjedhjeve. Por çfarë ndodh nëse regjistrohet më 11 apo 12 Prill apo më tej? Asgjë nuk ndodh. Më 17 Qershor, një ditë para zgjedhjeve, atëherë po që nuk mund të ketë regjistrim të partive. Partitë mund të regjistrohen deri më 29 Prill, datë e cila përkon me afatin e fundit për dorëzimin nga ana e partive politike të listave të kandidatëve për deputetë. Nuk mund të pranohen regjistrime pas këtij afati, pasi pas kësaj date KQZ i dërgon kompanisë zbatuese, listën përkatëse për printimin e Fletëve të Votimit. Prandaj, pas datës 29 Prill objektivisht KQZ nuk ka ç?të bëjë më?Në këto kushte, 24 partitë opozitare, të drejtuara nga PD, kanë edhe 19 ditë kohë për tu bërë pjesë e garës elektorale të 18 Qerrshorit. Periudhë të cilën, në kulmin e debatit politik, mazhoranca dhe opozita mund ta shfrytëzojnë për gjetjen e zgjidhjes së krizës politike, çka do mundësonte dhe futjen e opozitës në zgjedhje.

Share This Video


Download

  
Report form