Depot e shtetit vendgrumbullim i 11.6 tonë kanabis, dy në pranga - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hetimet për magazinën e drogës në Përmet ku u zbuluan 11.6 tonë kanabis, kanë çuar në pranga dy administratorët e depove ku u gjet lënda narkotike, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim Rustem Muçelli 51 vjeç dhe Eqerem Ali 60 vjeç, banues në fshatin Pagri, u arrestuan, pasi e kthyen depon e ushqimit të bagëtive që kishin marrë nën administrim në vendgrumbullim të kanabisit. Droga ishte grumbulluar në thasë plastmasi tek ish-rezervat e shtetit, gati për t?u trafikuar. Policia ndaloi edhe kryeplakun e fshatit Koço Zaimaj për moskallëzim krimi, ndërsa vijojnë kërkimet për Ismail Saliun banor i zonës, që dyshohet si i implikuar në trafik. Vendi ku ishte fshehur hashashi ndodhet rreth 18 km larg Përmetit. Besohet se aty ishte grumbulluar kanabisi i mbjellë në gjithë zonat përreth. Zbulimi i sasisë më të madhe të kanabisit në vend, erdhi pas një informate nga një burim anonim. E dhëna u vlerësua maksimalisht dhe u finalizua me operacionin ku mori pjesë Forca e Posaçme Operacionale, si dhe Policia e Gjirokastres dhe e Përmetit.

Share This Video


Download

  
Report form