Ushtria amerikane ka urdhëruar një grup goditës të Marinës të drejtohet për nga gadishulli korean, mes shqetësimeve në rritje mbi programin raketor të Koresë së Veriut. Grupi me në krye aeroplanmbajtësen ?Carl Vinson? ka edhe disa luftanije të tjera.