Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekziston rezistenca në art apo në publik në hapësirën urbane? ?Arkapia? e shtron pyetjen në emisionin e kësaj të diele duke marrë si shembull fenomenin underground ?Çeta?, një lloj lëvizje artistike dhe aksioni politik gjatë vitit të fundit.
Sa autentike është gjuha e ?Çetës?, herë e drejtpërdrejtë e herë alegorike? Sa efektive është ajo ndaj grupeve politike, ekonomike dhe mediatike që provokon? A zgjon ndopak vetëdije tek shtresat që ?Çeta? pretendon se u jep zë?
Përse veprat në mure të kësaj kundërkulture janë fshirë nga Bashkia e Tiranës?
Të ftuar: Ergin Zaloshnja, artist pamor dhe aktivist dhe Rubin Beqo, kurator i qendrës kulturore ?Tulla Center?.
?Arkapia? ka marrë edhe dëshminë e dy anëtarëve anonimë të ?Çetës? për aksionet e kryera dhe ato në proces.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/arti-i-protestes/