Ora News – Xharra: Ky kërcënim më goditësi për mua dhe familjen time

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetarja e gazetës ?Zëri? Arbana Xharra ka sqaruar në një lidhje direkte për Ora News ngjarjen e ndodhur në hyrje të apartamentit të saj ku është pikturuar një kryq i përgjakur.
Duke e konsideruar kërcënim, Xharra thotë se ka denoncuar rastin në polici dhe se ka marrë mbrojtje nga forcat e rendit. Ajo shprehet se është kërcënuar për shkak të temave të radikalizmit fetar.
Xharra: Në fakt është disa ditë që ka ndodhur mirëpo me kërkesë të policisë kam publikuar fotografitë. Vendosa t?i nxjerrë për shkak të presioneve dhe kërcënimeve të vazhdueshme. Kërcënimet vijnë zakonisht nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ky kërcënim ka qenë më goditës për mua dhe familjen time.
Unë qysh nga viti 2012, merrem me radikalizmin fetar në Kosovë, Maqedoni dhe rajon dhe nuk besoja se do të vinte deri tek dera e apartamentit. Ka ndodhur në mes të ditës dhe kjo do të thotë se kam qenë e ndjekur. Kur unë kam shkuar në punë unë nuk kam parë ndonjë shenjë dhe në mesditë bashkëshorti im sheh këtë shenj. E njëjta e shenj është bërë edhe tek garazhi ku lë veturën time.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xharra-ky-kercenim-me-goditesi-per-mua-dhe-familjen-time/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS