TIRANE-Ditën kur skadon afati i regjistrimit të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e Report TV, te emisioni "5 pyetjet nga Babaramo" në orën 21:00 dha shumë përgjigje mbi pikëpyetjet e ngritura.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje të negociatave të tryezës së dialogut me opozitën. Në '5 pyetje nga Babaramo' në Report TV, shefi i qeverisë e konsideron absurde kërkesën për t?u ulur në një dialog që kushtëzohet me firmosjen e dorëheqjes së kryeministrit. Sipas tij negociatorët kishin rënë dakort për vendin orën, dhe axhendë e takimit i cili nuk u bë asnjëherë, pasi kryedemokrati nxirrte pretekste të vazhdueshme.