Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Durrës, djegia e mbeturinave nga grumbulluesit e skrapit është kthyer në një problem të vazhdueshëm në Porto Romano ku edhe ndodhet fusha e grumbullimit. Jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për studentët, që zhvillojnë mësim në universitetin Aleksandër Moisiu, çështja është shumë problematike.
Bashkia e Durrësit nuk ka parashikuar në buxhetin e 2017-s asnjë projekt për rehabilitimin e vendgrumbullimit të plehrave, duke bërë që qytetarët durrsakë dhe ata që jetojnë në periferi të vijojnë të thithin helme toksike që lëshohen nga djegia e plehrave në vendgrumbullimin e Porto-Romanos.
Përveç banorëve të zonës, me këtë problem përballen edhe studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës, i cili ndodhet vetëm pak metra larg vendit ku grumbullohen e digjen mbeturinat.
Situata bëhet edhe më alarmante kur në vendgrumbullimin e plehrave hidhen edhe mbetjet spitalore, të cilat digjen së bashku dhe lëshojnë helme toksike me shumicë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/djegia-e-mbeturinave-rrezik-per-banoret/