Report TV - Atentati në Vlorë, dalin detaje të reja: Autorët ishin dy veta

Report TV 2017-07-05

Views 11

VLORE-Dalin fakte të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur në Vlorë ku mbeti i vdekur 39-vjeçari Elidon Mehmeti me 15 plumba kallashnikovi në lagjen "Pavarësia".

Sipas një dëshmitari të Report Tv, atentatorët e kanë ndjekur Mehmetin, ata kanë qenë me makinën tip BMW me targa italiane, ndërsa viktima ka qenë me makinën tip Ford me targë AA 709 HM.

Dëshmitari: E qëlluan nga 3 metër largësi

Ndërsa atentatorët i janë afruar makinës së viktimës me një distancë rreth 3 metër. Viktima në një moment ka ndaluar makinën. Atentatorët e kanë shfrytëzuar këtë situatë.
Sipas dëshmitarit ata kanë qenë dy persona, njëri prej tyre, pasagjeri ka nxjerrë dorën nga makina dhe fillimisht ka qëlluar rreth 5 herë tek e tek, pas kësaj e ka kthyer në breshëri. Më pas ata i janë afruar makinës në një distancë shumë të afërt dhe kanë parë që çdo gjë ka mbaruar.

Atëherë ata janë larguar në drejtim të rrugës 10 korriku, më pas kanë zbritur nga Gjykata e Vlorës në një rrugë që është ndërtim dhe pastaj kanë ikur në drejtim të Fierit.
Fillimisht tek viktima kanë shkuar dy të afërm të tij të cilët kanë tentuar ta dërgojnë në spital me makinë në të cilën ishte viktima, por pasi kanë ecur deri tek rreth rrotullimi ata kanë konstatuar se Elidoni ka qenë i vdekur.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS