E quan të patolerueshme shfaqjen në ekranet shqiptare të disa filmave të realizmit socialist, ku fëmijët kanë rolin e spiunit të regjimit.
Mendimin e tij mbi debatin për kufizimin e disa pelikulave të realizuara në periudhën komuniste, shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, e artikuloi gjatë bashkëbisedimit me lexuesit në teatrin e ?Klan Kosovës? nën drejtimin e Baton Haxhiut.
Pasi iu përgjigj interesit të lexuesve edhe për çështjen e identitetit shqiptar, situatën politike në Maqedoni dhe çmimin ?Nobel?, Klan Kosova i dhuroi Ismail Kadares ?Hyjnesha në fron? ose ?Mbretëresha e Dardanisë? një nga simbolet më të lashta të Prishtinës.
Pak ditë më parë, ai u nderua me çmimin ndërkombëtar ?Letërsia Shqipe?, të cilin Ismail Kadare e vlerësoi si ndër më të rëndësishmin pasi i jepej në mbretërinë e lexuesve, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ?Pjetër Bogdani".
Tv Klan