Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Sarandës ka sekuestruar 17 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, ndërsa ka arrestuar 2 shtetas, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë, njëri prej të cilëve shtetas grek.
Të arrestuarit janë Agron Prenga, 26 vjeç dhe Mariglen Hysenaj, 24 vjeç të dy banues në Sarandë.
?Policia e Sarandës, ditën e djeshme, mbi bazen e informacioneve të marra në rrugë operative se në qytet po qarkullonin 2 automjete të cilët dyshoheshin se po transportonin lëndë narkotike, menjëherë filloi ndjekja e këtyre mjeteve derisa u bë i mundur bllokimi i tyre në lagjen nr.1 Sarandë. Në bazë të këtij operacioni, policia bëri të mundur bllokimin e dy automjeteve në lagjen nr.1 Sarandë dhe arrestimin e dy prej autorëve, pasi dy shtetas të tjerë në momentin e ndërhyrjes në flagrancë nga policia, janë larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e qytetit?, sqaron policia.
Policia sqaron më tej se nga ?kontrolli i ushtruar në mjetin tip Benz-ML me targë AA 371 ML, u konstatua një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 17 kg e dyshuar Cannabis Sattiva, 16 pako, të futura në një çantë sportive në bagazhin e këtij mjeti. Në këte mjet, policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Mariglen Hysenaj, si dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin K.L., 29 vjeç.?
?Gjithashtu, në mjetin tjetër tip Benz C-Clas, me targë AA 109 IL, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin Agron Prenga, si dhe ka shpallur në kërkim pasagjerin tjetër në këtë mjet, shtetasin grek A.E., 31 vjeç? informon policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sarande-sekuestrohen-17-kg-kanabis-me-destinacion-greqine-2-ne-pranga/