Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sezoni turistik do ta gjejë të përfunduar projektin e Lungomares. Garancia është dhënë nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli dhe arkitekti Artan Shkreli teksa kanë inspektuar punimet që vijojnë me ritme të përshpejtuara.
Leli: Sezonin turistik në ato muajt klasik do ta gjejë projektin të mbaruar. Aty ka qenë një kolektor 1 metër me një metër e gjysme, ndërkohë që sot siç e shihni investimi është seriozë dhe nuk do të quhet problematik.
Shkreli: Sezoni turistik e gjen të përfunduar Lungomaren, që do të thotë nga Skela deri tek Uji i Ftohtë në pritje të fazës tjetër pastaj që është nga Skela deri në drejtim të ish-kampit të pionerëve. Pa caktuar datë, muaji maj është muaji ku mbyllen këto punime ku do të hidhet edhe shtresa e dytë e asfaltit.
Arkitekti Shkreli, i cili po ndjek në vazhdimësi punimet përmbyllëse të Lungomares, shpjegon se pengesë në ecurinë e shpejtë të tyre ka pasur dhe devijimi i një kanali të fshehtë të ujërave të zeza që derdhej direkt në det.
Shkreli: Kemi zbuluar kohët e fundit një kanal klandestim po themi i cili derdh fecet aty ku njerëzit lahen dhe po punohet edhe për devijimin e këtyre kanalizimeve. Ka qenë vatër epidemish, ka qenë dicka që largon turistin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-lungomare-gati-per-sezonin-veror/