Ora News – Elbasan, Kodheli: Zgjedhjet e 18 qershorit ua kemi borxh qytetarëve

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u kërkoi qytetarëve të Elbasanit të dalin masivisht në zgjedhjet e 18 qershorit, duke iu shtuar zërave që PS mund të shkojë edhe pa opozitën në votime. Në lidhje me vettingun, ministrja e Mbrotjes duke marrë si shembull institucionin që ajo drejton tha se procesit i trembet vetëm kush nuk është i pastër dhe ka bërë padrejtësi.
Ia kemi borxh qytetarëve zgjedhjet njëherë në 4 vjet. Me adresimin e këtij mesazhi, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli konfirmoi sërish së PS do të shkojë në zgjedhje më 18 qershor, pavarësisht kërkesave të opozitës për shtyrjen e tyre dhe krijimin e një qeverie teknike.
Kodheli: Ja kemi borxh qytetareve shqiptare zgjedhjet nje here ne 4 vjet, te lira, te ndershme, te drejta, te pamanipuluara dhe te patransformuara. Kjo është detyra 1 e çdo politikanë, ndaj ne do të shkojmë ballë lart me 18 qershor në zgjedhjet parlamentare.
Për ministren e Mbrojtjes, institucioni që ajo drejton ëhstë i pari që përballet me vettingun, si një domosdoshmëri për vet natyrën e punës që kryhet aty.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kodheli-zgjedhjet-e-18-qershorit-ua-kemi-borxh-qytetareve/

Share This Video


Download

  
Report form